Niğmet Koşarhan
10 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
LIBI (AA) - Si rezultat i operacioneve që forcat ushtarake të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi dhe forcave të armatosura revolucionare në perëndim të vendit kundër organizatës terroriste DAESH nën emrin “El-Bunyan el-Mersus”, u arrit të merren nën kontroll shumë zona të qytetit Sirte, raporton Anadolu Agency (AA).
Vëzhguesit që ndoqën nga afër forcat e qeverisë duke marrë nën kontroll shumë pika në qytetin Sirte, thonë se ky qytet, i cili gjendet në mes të kryeqytetit Tripoli dhe qytetit Bengazi dhe i cili prej disa javësh ka qenë tërësisht nën kontrollin e DAESH-it, shumë shpejt do të pastrohet nga militantët e DAESH-it.
Menjëherë pas mposhtjes së DAESH-it në zonat Sedade dhe Bukarin me fillimin e operacioneve "El-Bunyan el-Mersus", në rrethinën dhe qendrën e qytetit të Sirtes filluan luftime të ashpra me militantët.
Brenda dy muajve të kaluar, forcat përkrahëse të qeverisë kishin marrë nën kontroll Portin e Sirtes që ishte rruga e vetme dalëse nga Ez-Safaran nën kontrollin e DAESH-it, ndërkohë në të njëjtën mënyrë ato i çliruan zonën El-Garbiyat dhe 700 lagje të tjera të banuara në qytet që u pastruan tërësisht nga DAESH-i, kurse dje siguruan kontrollin e zonës Kusur ed-Diyafe.
Ndërkaq, edhe lagjja Ed-Dolar në Sirte u pastrua tërësisht nga organizata terroriste DAESH pas luftimeve që zgjatën dhjetë ditë.
- Sirte mund të pastrohet tërësisht nga DAESH-i brenda disa javëve
Organizata terroriste DAESH, ndërsa u përpoq të rezistojë kundër forcave të sigurisë përmes luftimeve të ashpra në Kaat, Agadugu, Lagjen e Dytë dhe El-Imarat el-Hindiye, që llogariteshin si kështjellat e DAESH-it në Sirte, krahas tri lagjeve në qendër të qytetit, ende mbajnë nën kontroll edhe Lagjen e Parë dhe të Tretë.
Nga ana tjetër, burimet ushtarake parashikojnë që forcat e qeverisë të cilat kanë mbështetje ajrore nga SHBA-të kundër DAESH-it prej një javësh, do ta pastrojnë Sirten nga DAESH-i dhe në këtë mënyrë do ta sigurojnë kontrollin e qytetit.