Associated Press
11 Gusht 2016•Përditësim: 11 Gusht 2016
BERLIN (AA) – Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere do të prezantojë të enjten pakon e masave të reja të sigurisë, si rrjedhojë e sulmeve të shpeshtuara muajin e kaluar për të cilat përgjegjësinë e mori organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Kancelarja gjermane Angela Merkel muajin e kaluar premtoi se do të bëjë gjithçka brenda mundësive për të garantuar siguri për qytetarët.
Mediat gjermane lajmërojnë se masat e reja parashohin deportacione të shpejta dhe heqjen e konfidencës mes mjekut dhe pacientit në mënyrë që mjeku të informojë autoritetet se pacienti i tyre mund të paraqesë kërcënim për shoqërinë.
Disa anëtarë të partisë së Merkelit bënë thirrje më herët për aplikimin e masave të cilat parashohin ndalimin e mbajtjes së nikabit (mbulesa e fytyrës së muslimaneve) si dhe masa më të rrepta rreth marrjes së shtetësisë së dyfishtë.