Ekip
19 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
PARIS (AA) – Në Paris sot është mbajtur ceremonia e përkujtimit për të gjithë viktimat e sulmeve terroriste. Gjatë ceremonisë, u lexuan emrat e të gjithë viktimave të sulmeve terroriste të DAESH-it në Paris gjatë vitit të kaluar dhe në Nicë gjatë muajit korrik, si dhe u shprehën nderime për të vrarët në sulmet në Bruksel, Burkina Faso, Bregun e Fildishtë dhe në Mali, traporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë, të cilën e organizuan shoqatat e viktimave, u mblodhën qindra familje të viktimave dhe të të plagosurve gjatë sulmeve, ndërsa të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i Francës, Francois Hollande.