Mohammad Fahim Abed
18 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
KABUL (AA) - Në operacionet ajrore dhe tokësore të kryera në qytetin lindor të Afganistanit, në Nangarhar, janë vrarë 41 militantë të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës së Nangarharit, Ataullah Hogyanay, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në lagjen Kot të qytetit ekipet e operacioneve speciale dhe forcat ajrore dhe ata tokësore kanë kryer operacion kundër DAESH-it. Hogyanay theksoi se nga operacionet janë vrarë 41 militantë të DAESH-it.
Duke shpjeguar se nga operacionet të kryera në rajonet Pandokay dhe Lagarco të lagjes Kot janë plagosur edhe 11 militantë të DAESH-it, Hogyanay shtoi se njëri prej të vdekurve është komandanti i rëndësishëm i organizatës Kari Rafikullah.
''Në operacionet të kryera nga ekipet e operacioneve speciale afgane në rajonin Lagarco të lagjes Kot janë vrarë 35 militantë të DAESH-it dhe operacioni është mbështetur nga ajri dhe toka. Ndërsa në sulmin ajror të kryer në rajonin Pandokay të lagjes Kot janë vrarë 6 militantë të DAESH-it dhe janë plagosur 11 të tjerë'' -shprehet Hogyanay.
Në muajt e fundit në qytetin Nangarhar ka një rritje serioze në sulmet ndaj organizatës terroriste DAESH. Javën e kaluar organizata ka humbur mbi 200 militantë në Açin, Haske Mena dhe Kot.