Mahmut Geldi
02 Shkurt 2016•Përditësim: 02 Shkurt 2016
JERUSALEM (AA) - Parlamenti (Knesset) izraelit e ka miratuar ligjin e diskutueshëm për "kërkim", raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të "Knesset"-it thuhet se ligji i cili synon kërkimin e njerëzve të dyshuar nga ana forcave policore është miratuar sot me 39 vota 'për' dhe 31 'kundër'.
Në deklaratë u theksua se ligji për "kërkim" është miratuar në Knesset dhe ka hyrë në fuqi pas leximit të parë dhe të dytë të projekt-ligjit.
Deputeti palestinez në Knesset Xhemal Zehalika në fjalimin e tij në senacë tha: "Me këtë ligj forcave të sigurisë u jepet mesazhi që të bëjnë çfarë të duan".