Sibel Uğurlu
12 Prill 2018•Përditësim: 12 Prill 2018
KAJRO (AA) – Rusia dhe Egjipti kanë rinisur fluturimet direkte pas një pauze më shumë se dy vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Kajros, Aeroflot, transportuesi kryesor i Rusisë, dje u ul në Kajro me 120 pasagjerë në bord. Ata shtuan se fluturimi i parë nga Kajro në Moskë do të realizohet të enjten.
Një total prej gjashtë fluturimesh në javë janë planifikuar për në Moskë.
Në tetor të vitit 2015, një avion pasagjerësh u rrëzua pasi kaloi qendrën turistike egjiptiane Sharm el-Sheik në Detin e Kuq, duke lënë të vdekur 224 persona në bord. Shumica e udhëtarëve ishin turistë rusë. Një degë e DEASH-it mori përgjegjësinë e incidentit.
Përderisa Rusia tha se avioni u rrëzua nga një bombë, autoritetet egjiptiane këmbëngulën që një hetim mbi incidentin të vazhdonte akoma.
Në muajin shkurt të vitit pasues, presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi pranoi se avioni u rrëzua nga terroristët që kërkonin të dëmtonin industrinë e turizmit të vendit dhe marrëdhëniet me Rusinë.
Në dhjetorin e kaluar, ministri egjiptian i Aviacionit Civil, Sherif Fathi dhe ministri rus i Transportit, Maksim Sokolov nënshkruan marrëveshje sigurie të aviacionit në një hap drejt rifillimit të fluturimeve mes dy vendeve.
Sipas shifrave zyrtare, në vitin 2015, shtetasit rusë dhe britanikë përbënin rreth 40 për qind të të gjithë turistëve që vizitonin Egjiptin.