Haydar Hadi
28 Prill 2016•Përditësim: 29 Prill 2016
BAGDAD (AA) – Zyra e shtëpive televizive Al Jazeera në Bagdad është mbyllur pasi administrata shtetërore irakiane për media nuk i dha leje për veprimtarinë e saj mediale, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Al Jazeera në Bagdad Velid Ibrahim për AA deklaroi se kjo shtëpi mediale në fillim të vitit dërgoi kërkesë deri te administrata irakiane për media për dhënien e lejes për veprimtari mediale, por kërkesa u refuzua.
“Administrata mori vendim që të mos jep leje për veprimtari mediale në cilën do pjesë të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Bagdad. Veprimtaria mediale është lejuar vetëm brenda administratës kurde në veri të Irakut”, tha Ibrahim.