Sinan Doğan
13 Qershor 2020•Përditësim: 13 Qershor 2020
Në 24 orët e fundit në Peru kanë humbur jetën 199 persona për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë në Peru, njoftohet se me 199 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 6.308 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ndërsa me 5.961 rastet e reja ka arritur në 220.749 numri i rasteve me koronavirus.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri gjithsej i të shëruarve nga virusi në vend ka arritur në 107.133.
Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 6 mars, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.