Alban Agushi
10 Qershor 2025•Përditësim: 11 Qershor 2025
Në Zanzibar, një rajon gjysmë-autonom i Tanzanisë në Oqeanin Indian, peshkimi është një nga burimet kryesore të jetesës dhe të ardhurave për popullatën, raporton Anadolu.
Peshkatarët që dalin në det me agimin e parë, sigurojnë jetesën për familjet e tyre me peshqit që kapin duke përdorur metoda tradicionale dhe kontribuojnë në ciklin ekonomik duke i shitur ato në tregjet lokale.
Ky profesion, i cili është praktikuar për shekuj me radhë, vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e strukturës kulturore të ishullit.
Në pamje vërehen peshkatarët që kapin peshq me mënyra tradicionale, mbajtjen në krah të peshqve dhe të një peshkaqeni të kapur si dhe peshq të renditur në tezgë.