Ekip
21 Gusht 2017•Përditësim: 21 Gusht 2017
BARCELONË (AA) – Policia katalanase ka njoftuar se është identifikuar personi përgjegjës për vrasjen e së paku 13 personave në një sulm me automjet, javën e kaluar në Barcelonë të Spanjës, por nuk shpalosën detaje të mëtejshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, raportet e mediave pretendojnë se 22 vjeçari i lindur në Marok, Younes Abouyaaqoub, ishte personi përgjegjës për vrasjen e së paku 13 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve, duke drejtuar një furgon të bardhë brenda turmës së turistëve dhe vendasve, në një zonë qendrore të këmbësorëve në Barcelonë.
Imazhet e botuara në një gazetë të përditshme lokale tregojnë fotografinë e Abouyaaqoub-it duke u larguar nga skena e masakrës.
Qeveria katalanase gjithashtu e përshkroi Abouyaaqoub-it si të dyshuarin kryesor, që besohet të ketë qenë pas timonit të furgonit.