Bakir Tiro
01 Dhjetor 2015•Përditësim: 01 Dhjetor 2015
MADRID (AA) – Sulmuesit fantastik të Barcelonës, Luis Suarez në vendlindjen e tij në Uruguaj do t’i ngrehet një statujë, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti i kombëtares së Uruguajit i cili këtë stinor luan në formë të jashtëzakonshme, do të fitojë statujën në qytetin e lindjes Salto, në veriperëndim të Uruguajit, shkruajnë mediat spanjolle.
Skulptori Alberto Morales është duke ndërtuar statujën e Suarez-it në lartësinë natyrale të tij me një top në këmbë, me dorën e shtrirë të djathtë, gjegjësisht në pozitën karakteristike në të cilën feston golat.
Statuja do të zbulohet më 18 dhjetor të këtij viti.