Emel Öz Gözellik,Şenhan Bolelli
17 Gusht 2017•Përditësim: 17 Gusht 2017
BARCELONË (AA) – Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një furgon është ngjitur në trotuar duke u futur në mesin e njerëzve në qytetin Barcelonë të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, që e bazon në burimet e sigurisë mësohet se një furgon i bardhë duke u ngjitur në trotuar ka hyrë në mesin e këmbësorëve në një prej zonave turistike në Las Ramblas të Barcelonës, ku si pasojë ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 20 të tjerë.
Ndërsa në anën tjetër në televizioni zyrtarë Katalan është transmetuar informacioni se disa persona të armatosur kanë hyrë në një restorant turk me emrin Bar Luna de Estambul në Las Ramblas dhe se janë mbyllur brenda.
Zona është vendosur në rrethin e sigurisë nga Policia si dhe janë mbyllur metrotë dhe stacionet e trenave.