Ali Cura
20 Prill 2017•Përditësim: 20 Prill 2017
KIEV (AA) - Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha se në lindje të vendit nuk po ndodh një "konflikt i ngrirë", por një luftë e nxehtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Poroshenko në një intervistë për kanalin britanik Sky News, foli mbi krizën në Donbas, njoftuan nga qendra për media e Presidencës së Ukrainës.
Poroshenko theksoi se disa qarqe janë duke e kualifikuar si "konflikt të ngrirë" gjendjen në lindje të Ukrainës. "Theksoj se, kjo (gjendja në Donbas) nuk është konflikt i ngrirë, por është sulmi i nxehtë i Rusisë ndaj vendit tim", tha Poroshenko.