Mustafa Hatipoğlu
18 Nëntor 2022•Përditësim: 18 Nëntor 2022
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan shprehu ngushëllime për popullin e Palestinës për shkak të zjarrit në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, në të cilin humbën jetën 21 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, presidenti Erdoğan tha: "Vdekja e 21 vëllezërve tanë palestinezë, përfshirë fëmijë, në fatkeqësinë e zjarrit që ndodhi në Gaza, na ka trishtuar thellë. Për ata që humbën jetën në këtë ngjarje të trishtë uroj të mëshirohen nga Allahu, uroj durim për familjarët e tyre dhe shërim për të plagosurit, si dhe shpreh ngushëllime për popullin vëlla dhe mik palestinez".