Haydar Karaalp
26 Dhjetor 2018•Përditësim: 27 Dhjetor 2018
BAGDAD (AA) - Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka mbërritur në Irak në një vizitë të papritur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në një deklaratë nga llogaria e saj në rrjetin social ka bërë të ditur se Trump bashkë me bashkëshorten e tij Melania kanë mbërritur në Irak në natën e Krishtlindjeve për ti shprehur trupave të SHBA-ve falënderimet për shërbimet që kanë kryer dhe sukseset që kanë arritur si dhe për të festuar festën e Krishtlindjeve.
Sipas lajmit të AP, presidenti Trump ka shprehur se "Nuk kanë në plan tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Iraku".