Furkan Naci Top
27 Dhjetor 2018•Përditësim: 27 Dhjetor 2018
ATHINË (AA) - Të paktën një person është plagosur si pasojë e shpërthimit të eksplozivit që gjendej para një kishe në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga policia greke, para kishës Agios Dionisios në një lagje të kryeqytetit është gjetur një kuti e dyshimtë metalike.
Kishtari ngjarjen e paraqiti në polici, ndërsa derisa ekipet e policisë bënë inspektimin e zonës, eksplozivi shpërtheu dhe një polic u plagos.
Më pas njësitë e sigurisë e rrethuan zonën, duke filluar hetim për rastin.