Talha Yavuz
05 Gusht 2021•Përditësim: 05 Gusht 2021
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se rajoni Donbas nuk do të jetë kurrë territor rus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për televizionin Dom, presidenti Zelensky foli mbi krizën e rajonit Donbas.
"Donbas nuk do të jetë kurrë territor rus" theksoi Zelensky.
Duke u bërë thirrje atyre që jetojnë në atë rajon, Zelensky tha se, "Nëse e doni Rusinë dhe nëse territorin e Ukrainës ku keni jetuar përgjatë jetës tuaj e shikoni si territor të Rusinë, ju duhet të shkoni për fëmijët dhe nipërit e mbesat tuaja dhe të kërkoni vend për veten tuaj në Rusi".
Zelensky tha se nuk do të ketë civilizim në Donbas pa Ukrainën.
"Por nëse e ndjeni veten ukrainas dhe se Donbas është territor i Ukrainës dhe nëse respektoni flamurin dhe gjuhën e Ukrainës, atëherë prisni. Donbas do të çlirohet nga pushtimi", shtoi ai.
Ndër të tjera, presidenti ukrainas tha se nuk është e rëndësishme sa kohë ka kaluar, por se edhe Donbasi do të çlirohet ashtu sikurse u shemb edhe muri në Gjermani.