Ekip
28 Janar 2019•Përditësim: 28 Janar 2019
LONDËR (AA) – Princi britanik Philipe sot i kërkoi falje gruas e cila u lëndua në aksidentin e fundit në trafik, nga e cila prici përfundoi pa lëndime, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II, princi 97-vjeçar Philip, më 17 janar me makinën e tij Land Rover u përfshi në aksidentin e trafikut në të cilin mbeti e lënduar Emma Fairweather.
Princi Philip gruas së lënduar i tha se ndjen keqardhje të madhe për lëndimin e pësuar në aksidentin që ndodhi më 17 janar dhe i dëshiroi shërim të shpejtë.
Letra e tij drejtuar gruas së lënduar u publikua në gazetën "Sunday Mirror".
Ai në letër thekson se dielli i ka marrë shikimin para hyrjes në rrugën kryesore në Pallatin mbretëror Sandringham dhe se kjo situatë ka çuar deri te aksidenti.
"Nuk munda të shoh automjetin që vinte dhe pendohem për pasojat", ka thënë privnci Philip.
Edhe pse aksidenti ndodhi gjatë kyçjes në rrugën kryesore, kundër princit nuk është ngritur procedurë për kundërvajtje dhe me këtë është dakorduar edhe pala tjetër.
Përkundër këshillave për të përdorur shofer që punojnë në Pallatin mbretëror, princi i moshuar përpiqet të ngasë vetë makinën.