Safvan Allahverdi
28 Janar 2019•Përditësim: 28 Janar 2019
WASHINGTON (AA) - Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, i cili deklaroi veten si president i shtetit, thuhet se ka zhvilluar bisedime me krahun ushtarak për të rrëzuar Nicolas Maduro nga presidenca, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guaido në një intervistë për gazetën amerikane "Washington Post" mbi zhvillimet e fundit në Venezuelë tha se ka biseduar me zyrtarë civilë dhe gjeneralë në ushtri që kanë simpati për të rrëzuar Maduron, të cilin e ka cilësuar si "jo legjitim". Guaido ka theksuar se Maduro duhet të lë detyrën.
Duke vënë theksin se bisedimet e zhvilluara me krahun ushtarak i vazhdon për shkak të shqetësimeve personale të sigurisë, Guaido tha se e mirëpret vendimin për kalimin në anën opozitare të atasheut ushtarak në ambasadën e Venezuelës në Washington.
Ai tha se kanë zhvilluar punime për emërimin e përfaqësuesve në vendet e huaja. Guaido njoftoi se në përfaqësinë e SHBA-ve ka emëruar Carlos Vecchio i cili njihet për kundërshtinë ndaj Maduros dhe i cili në vitin 2014 është strehuar në SHBA.
Guaido gjithashtu potencoi se edhe disa politikanë amerikanë e mbështesin qeverinë e tij ndërsa ka realizuar takime me senatorin e Illinoisit, Dick Durbin, senatorin e Floridas Marco Rubio dhe senatorin e New Jersey, Robert Menendez.