Ahmed Abdelsalam Ahmed Nassr,Afra Aksoy
05 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
RIJAD (AA) – Trashëgimtari i fronit dhe ministri i Brendshëm i Arabisë Saudite princi Muhammad bin Naif bin Abdulaziz Al Saud tha se sulmet e djeshme terroriste në Jeddah, Qatif dhe Medine do të bashkojnë popullin dhe do të forcojnë Arabinë Saudite, tranmseton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve SPA njoftoi se Princi Muhammad vizitoi policët e plagosur të sulmit terrorist në Jeddah dhe me këtë rast theksoi se masat e sigurisë në Arabinë Saudite janë në një nivel të lartë dhe se ato intensifikohen çdo ditë.
"Qeveria dhe forcat e sigurisë të Arabisë Saudite janë të vendosur në luftën për të pastruar vendin nga ata që duan të dëmtojnë njerëzit dhe vendet e shenjta", tha Princi Muhammad.
Princi Muhammad në vitin 2009 edhe personalisht ishte viktimë e një sulmi terrorist, kur u plagos në sulmin e një terroristi vetëvrasës i cili kërkoi të fliste me të.