Ekip
05 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
PARIS (AA) - Deputetët francezë thonë se hetimi parlamentar ka zbuluar dështime të shumta të shërbimit të inteligjencës para sulmeve të vitit të kaluar në Paris, që morën jetën e 147 personave, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Partisë Konservatore, Georges Fenech, i cili udhëhoqi komision hetimor, ka thënë se të gjithë sulmuesit e sulmeve të vitit të kaluar në Francë ishin të njohur nga më herët për autoritetet policore.
Ai pohon se disa nga këto ishin nën mbikëqyrje gjyqësore.
Fenech deklaroi se udhëheqja e shërbimit të inteligjencës franceze gjatë hetimit ka pranuar gabimet e veta.