Erbil Başay
15 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
BERLIN (AA) – Zëdhënësi i Prokurorisë në Berlin Martin Steltner tha se shpërthimi i sotëm i automobilit në këtë qytet nuk ka qenë sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Steltner tha se gjatë shpërthimit humbi jetën një shtetas 43 vjeçar i Turqisë, i cili ka qëndruar në afërsi të vendit të shpërthimit.
Ai theksoi se me siguri bëhet fjalë për sulm me bombë në automjet. Zëdhënësi Steltner tha se nuk bëhet fjalë për fatkeqësi e as për sulm terrorist në kuptimin e plotë.
Sipas tij, institucionet kompetente kanë ndërmarrë hetime të gjerë lidhur me atë nëse sulmi ka qenë i drejtuar ndaj shoferit të makinës apo ndaj dikujt tjetër.
Steltner tha se mjeti shpërthyes me gjasë ka qenë i vendosur nën automjetin i cili shpërtheu. Makina nuk i takonte personit të vdekur.