Michael Sercan Daventry
07 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
LONDËR (AA) – Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange do të merret në pyetje në prani të prokurorëve suedezë javën e ardhshme në Londër, katër vjet pasi ai fillmisht kërkoi strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Suedia ka konfirmuar të hënën se Ekuadori u ka dhënë autorizim zyrtarëve të saj që të marrin pjesë në seancën dëgjimore të Assange më 14 nëntor.
Seanca do të udhëhiqet nga prokurori ekuadorian, kurse mostra e ADN-së do të merret me pëlqimin e Assange, bënë të ditur prokuroria suedeze.
"E mirëpres faktin se hetimi tani mund të ecë përpara përmes seancës dëgjimore me të dyshuarin", tha Marianne Ny, prokurori i ngarkuar për rastin.