Associated Press
14 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
LONDËR(AA) - Pas përpjekjeve të mëdha, prokurorët më në fund do të kenë rastin të marrin në pyetje kreun e WikiLeaks-it, Julian Assange lidhur me akuzat të cilat i bëhen atij për krim të mundshëm seksual të kryer në Suedi gjashtë vite më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët suedezë thonë se Assange do të merret në pyetje të hënën në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, atje ku u strehua katër vite më parë. Zyrtarët thonë se Assange do të merret në pyetje nga një prokuror ekuadorian, në prezencë të prokurores suedeze Ingrid Isgren dhe të një inspektori policor suedez.
Sipas paralajmërimeve, prokurorët do të kërkojnë pëlqim nga Assange për ti marrë atij një mostër të ADN-së.
Zyrtarët suedezë janë duke kërkuar informacion në lidhje me akuzat për krim të rëndë seksual të parashtruara nga dy gra suedeze të cilat ai i takoi në vitin 2010. Assange nuk është paditur formalisht.
Ai ka mohuar akuzat për krim seksual, ndërkohë që është shprehur i shqetësuar se mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga shkaku i veprimtarisë së tij me WikiLeaks.