Haydar Hadi
15 Korrik 2016•Përditësim: 16 Korrik 2016
BAGDAD (AA) – Mijëra persona mbështetës të liderit të Lëvizjes Sadr, Mukteda es-Sadr, në kryeqytetian irakian, Bagdad organizuan protesta antiqeveritare me kërkesën për reforma, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbështetësit e Sadr që në orët e hershme të mëngjesit filluan të mbushin Sheshin Tahrir në qendër të Bagdatit. Protestuesit të cilët mbanin flamuj të Irakut kërkuan që të luftohet korrupsioni dhe të përfundojë fraksionalizimi politik dhe sektarizmi si dhe gjykimin e ish-kryeministrit Nuri el-Maliki.