Vesna Besiç
28 Maj 2016•Përditësim: 28 Maj 2016
MELBURN (AA) – Së paku tetë persona janë arrestuar gjatë demonstratave të mbajtura kundër racizmit në Coburg Melbourn të Australisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumica e demonstruesve mbanin kapuç dhe maska në fytyrë. Kjo demonstratë u mbajt nën sloganin “Thuaj jo racizmit”.
Përveç këtyre demonstruesve u paraqitën edhe kundërshtarë, ku si pasojë pati edhe konflikte, ndërsa reagoi edhe policia.