Turgut Alp Boyraz
18 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
JERUSALEM (AA) - Forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë vrarë një palestinez me pretendimin se ''ai ka plagosur një grua hebreje duke e goditur me thikë'', raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës të publikuar nga ushtria izraelite, pretendohet se palestinezi i cili ka hyrë ne vendbanimin hebrenj Tekoa i cili gjendet në jug të Bregut Perëndimor, mes qytetit El Halil dhe Jerusalemit, ka plagosur një grua 30 vjeçare duke e goditur me thikë. Në deklaratën në të cilën theksohet se forcat e sigurisë kanë vrarë palestinezin duke e qëlluar, shtohet se gruaja e plagosur është dërguar në spital dhe është nën trajtim mjekësor.