Aslı Aral
19 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
LONDËR (AA) – Para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në New York, organizatat ndërkombëtare humanitare dhe për të drejtat e njeriut kanë vendosur mijëra jelekë shpëtimi para Parlamentit Britanik për tërheqjen e vëmendjes drejt krizës së refugjatëve në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).