Dejan Maksimoviç
06 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
SARAJEVË (AA) – Klubi i futbollit Tottenham Hotspur është afër arritjes së një marrëveshjeje sipas së cilës gjatë sezonit 2017/18 ndeshjet si nikoqire do ti luaj në "Wembley". Këtë për mediat britanike e bëri të ditur Greg Dyke, president i Federatë Angleze të Futbollit (FA), raporton Anadolu Agency (AA).
"Roosters", që planifikojnë ndërtimin e një stadiumi tërësisht të ri, me vlerë prej 400 milionë paund (507 milionë euro), ngjitur me stadiumin e saj aktual, "White Hart Lane", në "Wembley" do të mund të luajnë edhe ndeshjet e sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Për shkak të ndërtimit të stadiumit të ri, hapja e të cilit është planifikuar në sezonin 2018/19, Tottenham është detyruar që stadiumin e tanishëm ta lëshoj në fund të sezonit të ardhshëm.
"Kemi kaluar një rrugë të gjatë drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. Flitet se Tottenham ndeshjet e Champions League sezonin e ardhshëm do ti zhvilloj në 'Wembley', por nuk jam shumë i informuar rreth kësaj", tha Dyke.