Dejan Maksimoviç
05 Janar 2017•Përditësim: 05 Janar 2017
LONDËR (AA) - Antonio Conte, menaxheri i Chelsea, pasi skuadra e tij mbrëmjen e së mërkurës u mposht nga Tottenhami, iu bëri thirrje lojtarëve të tij që të pranojnë humbjen si "ekip i madh", raporton Anadolu Agency (AA).
Fitoren e madhe "gjelave" ia solli asistenti Christian Eriksen dhe golashënuesi Dele Alli, të cilët realizuan dy gola pothuajse identik në minutën e 45 dhe 54 për triumfin 2:0 në White Hart Lane.
"Ne e dinim se humbja do të ndodhë herët a vonë. E pashë ndeshjen me një ekuilibër të mirë. Ata shënuan gol në fund të pjesës së parë, pastaj edhe në pjesën e dytë në kohën kur ne luanim mirë. Është për të ardhur keq që u ndërpre seria jonë e fitoreve, por Tottenham është ekip i mirë, vërtetë ekip i fortë. Mendoj se ata janë një nga ekipet që deri në fund të kampionatit do të luftojnë për titullin, tha Conte për mediat britanike.