Gülbin Yıldırım
01 Shtator 2016•Përditësim: 01 Shtator 2016
WASHINGTON (AA) -Për rreth 30 punonjës të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes është konstatuar se kanë shpenzuar mbi 1 milion dollarë në klubet e striptizmit dhe kazino, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti të Inspektoriatit të Pentagonit thuhet se 30 punonjës kanë përdorur kartat e kreditit të lëshuara nga institucioni në ambiente dëfrimi për të rritur. Raporti thekson se shuma e harxhuar në këto ambiente kap shifrën e 1 milion e 48 mijë dollarë.