Özüm Yalkın
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
MOSKË (AA) - Kryetari i Bashkimit të Dhomave dhe të Bursave të Turqisë (TOBB) Rifat Hisarcıklıoğlu së bashku me biznesmenët të cilët e shoqëruan atë u takuan me zv/ministrin rus për Zhvillim Ekonomik, Aleksey Likhachev, raporton Anadolu Agency (AA).
Hisarcıklıoğlu në deklaratën e tij pas takimit, theksoi se Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në muajin tetor.
"Në vizitën në fjalë, presim që të trajtohen çështjet siç Rrjedha Turke dhe heqja e kufizimeve të zbatuara ndaj disa biznesmenëve turq", tha ai.
Nga ana tjetër zëdhënësi për media i Kremlin, Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në muajin tetor.
Peskov i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Moskë lidhur me deklaratën e Hisarcıklıoğlu se Putin mund ta vizitojë Turqinë në muajin tetor.
"Nuk e përjashtojmë këtë mundësi. Kur do përfundojnë të gjitha përgatitjet do të japim deklaratën e nevojshme", tha Peskov.