Ekip
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
ARU (AA) - Lideri i opozitës kryesore në Republikën Demokratike të Kongos u bëri thirrje të mërkurën zyrtarëve të shtetit që të përballen me drejtësinë, për siç ka thënë ai, krime kundër njerëzimit, përfshirë vdekjen e 32 protestuesve të cilët humbën jetën në protestat e javës së kaluar kundër presidentit Joseph Kabila, raporton Anadolu Agency (AA).
“I kam dhënë instruksione Sekretarit gjeneral të Unionit për Demokraci dhe Progres Social (UDPS) të kërkojë drejtësinë kundër autorëve të vrasjeve të cilat ndodhën se fundmi gjatë demonstratave në Kinshasa", thuhet në njoftimin e liderit të UDPS-së, Etienne Tshisekedi.