Ali Cura
31 Janar 2020•Përditësim: 31 Janar 2020
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, njoftuan nga Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se të dy liderët kanë diskutuar çështjet e vendosura në Konferencën e Libisë në Berlin që duhet të zbatohet, ku Putin ka theksuar nevojën e koordinimit të vendimeve të marra me palët në Libi.
Më tej, theksohet se të dy liderët kanë theksuar rritjen e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për një armëpushim të qëndrueshëm dhe fillimin e dialogut politik në Libi.
Në bisedë gjithashtu janë trajtuar edhe gjendja në Ukrainë dhe Siri, si dhe të dy liderët kanë shkëmbyer mendime në lidhje me të ashtuquajturin Plani i Paqes në Lindjen e Mesme të presidentit amerikan, Donald Trump.