Selen Temizer,Halit Süleyman,Mohamad Misto
03 Mars 2016•Përditësim: 03 Mars 2016
ANKARA/HALEP (AA) - Zgjerimi i organizatës terroriste PKK në Siri, PYD-ja, me mbështetjen e avionëve luftarakë rusë për të rrethuar nga perëndimi opozitarët në qendër të Halepit po përpiqet të bllokojë rrugën Kastillo e cila është rruga e vetme e furnizimit për në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e PYD-së në ditën e 6-të të armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm të shpallur në Siri, duke përparuar nga lagjet të cilat i kanë nën kontroll Shejh Maksud dhe Eshrefije në anën veriore të qendrës së Halepit po sulmojnë për të bllokuar rrugën e vetme të furnizimit të opozitarëve në qendër. PYD-ja afërsisht një muaj më parë me mbështetjen e avionëve luftarakë rusë duke mbërritur në veri të Halepit, dhe në rajonet Nubul dhe Zehra të cilat janë zona me popullsi Shiite në skajin jugorë të Afrinit, pati bllokuar korridorin njerëzorë Halep-Turqi. Pas kësaj rruga Anadan-Kastillo, për opozitarët në qendër të Halepit mbeti si rruga e vetme e furnizimit ku ato mund të mbërrinin në Idlib. Avionët rusë që prej disa kohësh për të rrethuar opozitarët në Halep po kryejnë bombardime intensive ndaj rrugës Kastillo nga rajonet Nubul dhe Zehra.