Dildar Baykan
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
MEXICO CITY (AA) - Në një shpërthim që ndodhi në një dyqan fishekzjarresh në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, kanë humbur jetën të paktën 31 persona dhe janë plagosur mbi 70 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia federale e Meksikës ka njoftuar se në shpërthimin e ndodhur në dyqanin e fishekzjarreve në rajonin San Pablito, në një distancë 32 kilometra nga qendra e qytetit kanë humbur jetën 31 persona si dhe janë plagosur më shumë se 70 të tjerë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth ndërsa kanë shprehur shqetësime se mund të rritet numri i të vdekurve dhe të plagosurve.
Prefekti i Mexico City ka informuar se janë në vazhdim punimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën.