Zehra Ulucak
11 Janar 2017•Përditësim: 11 Janar 2017
YANGON (AA) - Për shkak të përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe grupeve etnike të armatosura në rajonin Kaçin në veri të Mijanmarit thuhet se 3 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktivistja nga Kaçini, Khon Ja thotë se për shkak të sulmeve ajrore dhe konflikteve të cilat vazhdojnë që nga fundjava e deri tanë në rajon 3 mijë persona janë larguar përtej kufirit.
Khon ka vënë në dukje se personat e larguar nga konfliktet e armatosura që ndodhën në rajon mes forcave të sigurisë dhe Ushtrisë së pavarur të Kaçin-it (KIA) janë larguar drejt kufirit të Kinës.
Ushtria e Mijanmarit me një operacion të ndërmarrë ditën e hënë në rajonin Kaçin mori nën kontroll katër baza të grupit etnik të armatosur duke vrarë 7 kryengritës.
Qeveria e Mijanmarit në fillim të muajit të kaluar njoftoi se ushtria ka marrë nën kontroll zonën Mongkoe, ku gjithashtu në deklaratën e qeverisë u tha se grupi Aleanca Veriore ishte tërhequr nga rajoni pas ndërhyrjes së ushtrisë me helikopterë dhe armë të rënda.
Armëpushimi 17 vjeçar mes qeverisë në Mijanmarit dhe rezistencës në Kaçin u prish me konfliktet që shpërthyen në qershor të vitit 2011. Si pasojë e konflikteve dhjetëra mijëra persona u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.
Grupet etnike në vend kryejnë akte të armatosura kundër qeverisë qendrore dhe ushtrisë dhe kërkojnë më shumë autonomi.