Diyar Güldoğan
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
BAKU (AA) – Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi sot se një ushtar i saj është vrarë gjatë përleshjeve me trupat armene në Karabakun e okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes trupat armene kanë qëlluar për vdekje ushtarin azerbajxhanas i cili ka qenë në vijën ndarëse mes Azerbajxhanit dhe Karabakut.
Paraprakisht ministria akuzoi forcat armene se kanë shkelur armëpushimin të dakorduar muajin e kaluar.
Malësia e Karabakut është rajon në Azerbajxhan, i cili më 6 janar të vitit 1992 njëanshëm shpalli pavarësinë. Shumica e banorëve janë armenë të cilët konsiderojnë se rajoni duhet të jetë pjesë e Armenisë.