Ruslan Rehimov
07 prill 2016•Përditësim: 07 prill 2016
BAKU (AA) - Ushtria armene të mërkurën ka kryer sulme me mortaja në Nahçivan (Nakhchivan), krahinë autonome e Azerbajxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka njoftuar sot se, pavarësisht armëpushimit të së martes, ushtria armene ka kryer sulme në pozicionet e Azerbajxhanit në qytetet Ordubat, Sahbuz dhe Babek që i përkasin Nahçivanit.
Sulmet e ushtrisë armene ndaj pozicioneve në qytetet Mehri, Sisian dhe Cermuk kanë zgjatur deri në orët e pasdites së djeshme.