AP
29 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane Angel Merkel tha se ka nisur bisedimet me Kinën në mënyrë që të sjellë në kopshtin zoologjik në Berlin dy panda të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e saj erdh pas takimit që kishte në Kinë me kryeministrin Li Keqiang por nuk precizoi se kur do të mund të sillen në Gjermani këto dy panda.
"Kjo është një pjesë e veçantë e Kinës që do ti bëjë të lumtur shumë njerëz në Gjermani", tha Merkel.
Ndryshe, Kina është i vetmi habitat i pandës së madhe, ndërsa kur ky shtet dërgon pandën jasht kufijve të saj, paraqet shenjë të marëdhënieve të mira diplomatike dhe forcim të miqësisë.
Për herë të fundit kur Kina kishte dërguar një pandë të madhe në Berlin, ka qenë në vitin 1990. Lideri i atëhershëm kinez, Hua Guofeng, ia dhuroi kancelarit gjerman Helmut Schmidt pandën Bao Bao e cila vdiq në vitin 2012.