Ekip
08 Tetor 2016•Përditësim: 08 Tetor 2016
ATHINË (AA) – Qeveria e Greqisë ka vendosur të premten se është e nevojshme të bëhet ulja e numrit të refugjatëve të cilët qëndrojnë në ishullin Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të qeverisë thuhet se përfaqësuesit e autoriteteve të vendit janë takuar të premten për të diskutuar për krizën e emigrantëve me theks të veçantë te atyre të bllokuar në ishullin Lesbos.
“Pas shqyrtimit të pikëpamjeve rreth menaxhimit të situatës me refugjatët dhe emigrantët në Lesbos, duke marrë parasysh edhe marrëveshjen BE-Turqi, palët u pajtuan për ndërmarrjen e masave në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shtetit (pa Resor).
“Fillimisht duhet të zbutet mbipopullimi në Lesbos, në kampet e refugjatëve duhet të përmirësohen kushtet për jetesë, si dhe duhet të përshpejtohen procedurat e azilit”, thuhet më tej në njoftim.