Dildar Baykan
05 Shtator 2017•Përditësim: 05 Shtator 2017
BOGOTA (AA) - Midis qeverisë kolumbiane dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) është nënshkruar marrëveshja për armëpushim, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria kolumbiane dhe ELN kanë nënshkruar armëpushimin në kryeqytetin Quito të Ekuadorit, ku vazhdonin bisedimet e paqes që nga muaji shkurt.
Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, në një fjalim në televizion kombëtar duke vënë në dukje se armëpushimi është nënshkruar përpara vizitës së liderit të Vatikanit, Papa Françesku, tha se "Papa, po vjen këtu në një kohë të veçantë të historisë tonë. Shikojmë me shpresë të ardhmen duke mbyllur një faqe ku ndodhen gjëra të çuditshme."
Pasi ka bërë të ditur se përparësitë e tyre janë të mbrojnë qytetarët, Snatos është shprehur se "Për këtë arsye gjatë armëpushimit do të përfundojnë sulmet ndaj linjave të naftës, rrëmbimet dhe sulmet e tjera kundrejt civilëve".
Ndërsa kryenegociatori i qeverisë në bisedimet me organizatën, Juan Camilo Restrepo, tha se "kjo marrëveshje përbën hapin e parë për zhvillimin e një paqeje absolute."
Përfshirja e armëpushimit
Në kuadër të armëpushimit, ELN ka pranuar të pezullojë sulmet mbi infrastrukturën, rrëmbimet dhe rekrutimin e të miturve.
Ndërsa edhe Qeveria e Kolumbisë është zotuar të marrë nën mbrojtje udhëheqësit socialë të cilët së fundi janë sulmuar dhe do të zhvillojnë një program që do t'u japë ndihmë humanitare ELN-së si dhe do të marrë disa masa të tjera.
Marrëveshja e armëpushimit do të hyjë në fuqi më 1 tetor, dhe do të jetë në zbatim deri më 12 janar 2018. Në rast të marrëveshjes mes palëve armëpushimi mund të rinovohet.
Marrëveshja gjithashtu do të miratohet nga vëzhgues të pavarur, Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Kisha Katolike.
ELN mbart cilësinë si grupi i fundit rebel me të cilin Qeveria e Kolumbisë arrin marrëveshje. Qeveria e Kolumbisë dhe organizata më 24 korrik nisën raundin e tretë të bisedimeve në kryeqytetin Quito të Ekuadorit.
Bisedimet mes Kolumbisë dhe ELN-së e cila ka afërsisht 1.500 militantë vazhdojnë në vëzhgimin dhe garancinë e Ekuadorit, Kilit, Kubës, Venezuelës, Norvegjisë dhe Brazilit.
Si pasojë e konflikteve të cilat kanë vazhduar për më shumë se gjysmë shekulli kanë humbur jetën afërsisht 260 mijë njerëz dhe mbi 6 milionë të tjerë janë detyruar të migrojnë.