Halit Süleyman
12 Gusht 2017•Përditësim: 12 Gusht 2017
AL BAB (AA) – Qindra sirianë u mblodhën dje, pas namazit të xhumasë, në Bab të Sirisë, në shenjë proteste kundër organizatës terroriste PKK/PYD, raporton Anadolu Agency (AA).
Rajoni Bab, që bën pjesë në Halep, gjendet nën kontroll të opozitës siriane. Pas namazit të xhumasë, qindra sirianë me flamuj “revolucion” në duar u mblodhën në qendër të këtij rajoni dhe dënuan sulmet e kësaj organizate në Mar dhe Azaz.
Protestuesit brohorisnin me slogane kundër PKK/PYD-së dhe mbanin afishe në të cilat shkruante “PYD vrasës fëmijësh”, “Tradhtar, PYD djall”.
Në mesin e protestuesve ishte edhe Abud Naif, i cili me këtë rast tha se qëllimi i protestës është të tregojnë se janë kundër PYD-së që tradhtoi revolucionin.
Mbështetje sirianëve të tubuar u dha edhe Hasan Huseyin, lider i fisit Semar, duke porositur se gjendet këtu për të treguar se është kundër ndarjes së Sirisë. Për këtë shkak, siç tha, edhe kundër PYD-së e cila punon në këtë drejtim. Policia e lirë siriane mori masa të gjerë sigurie gjatë protestës.
Protestat, pas namazit të xhumasë, çdo të premte mbahen në Mar, Azaz, Jarabulus dhe Bab.