Satuk Buğra Kutlugün
02 Shkurt 2018•Përditësim: 02 Shkurt 2018
LEFKOSA (AA) - Presidenti i Qipros Turke, Mustafa Akinci, miratoi të premten qeverinë e re të koalicionit katërpalësh të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësi i Partisë Republikane Turke (CTP), Tufan Erhurman do të jetë kryeministri i qeverisë së re të koalicionit të vendit, duke marrë detyrën nga Huseyin Ozgurgun.
Megjithëse Partia e tij Kombëtare e Unitetit (UBP) fitoi një shumicë prej 35.6 për qind në zgjedhjet e 7 janarit, Ozgurgun nuk ishte në gjendje të formonte qeveri koalicioni dhe më 24 janar ai ia kaloi mandatin liderit të CTO-së Erhurman.
UBP fitoi 21 vende në parlament ndërsa CTP mori 12 vende me 17 për qind të votave.
Së bashku me CTP-në e Erhurmanit, në koalicion janë Partia Popullore (HP) me nëntë vende në parlament, Partia Demokracia Komunale (TDP) me tri vende dhe Partia Demokratike (PD) po ashtu me tri vende.
Njëzet e gjashtë nga 50 vendet e parlamentit janë të nevojshme për të formuar koalicion.
Që nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme të janarit të vitit 2013, Republika Turke e Qipros Veriore ka patur tri qeveri të koalicionit të udhëhequra nga tre kryeministra të ndryshëm.
Në nëntor të vitit 2017, parlamenti turk qipriot miratoi një mocion për zgjedhje të parakohshme. Sipas propozimit, zgjedhjet e përgjithshme, fillimisht të planifikuara për në korrik të vitit 2018, u caktua të mbahen më 7 janar.