Vesna Besiç
14 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
LONDËR/ORLANDO (AA) – Qytetarë të shumtë të kryeqendrës britanike, Londrër dhe qytetit amerikan Orlando kanë bërë nderimet e tyre për të viktimat e sulmit të armatosur në klubin e natës në Florida, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmjen e së shtunës në një klub nate në Orlando në shtetin federal Florida, shtetasi amerikan me prejardhje nga Afganistani, Omar Mateen (29) kreu një sulm të armatosur në të cilin vrau 49 dhe plagosi 53 persona që më vonë të ekzekutohet në përleshje me policinë.
Një numër i madh i qytetarëve të tubuar në qendrën “Dr. Phillips” në Orlando bënë homazhe për viktimat e sulmit më të përgjakshëm në SHBA pas vitit 2001.
Edhe qytetarët e kryeqytetit britanik dolën në rrugën Soho dhe me pankarta në duar nderuan viktimat.