Ali Avida,Meryem Kasım
14 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
MAREB (AA) - Si pasojë e përmbytjes së një anijeje peshkimi në perëndim të Jemenit, 6 peshkatarë kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Roja Bregdetare e Jemenit, thuhet se një anije peshkimi e cila është nisur drejt detit nga porti i Hudejde-s, është përmbytur në ujërat ndërkombëtarë.
Roja Bregdetare ka konfirmuar gjithashtu se shkak i përmbytjes së anijes ka qenë era e fuqishme.
Në deklaratën ku thuhet se 6 peshkatarët që ndodheshin në të kanë humbur jetën, theksohet gjithashtu se krahas erës së fortë rol në përmbysjen e anijes mund të ketë luajtur edhe ndonjë avari në motorin e saj.