Aşkın Kıyağan
08 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
VJENË (AA) -Në një raport të Agjencisë për të Drejtat Themelore (FRA) të Bashkimit Evropian theksohet se punëtorët e huaj brenda BE-së janë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit intensiv në punë, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për të Drejtat Themelore të BE-së e cila ndodhet me qendër në Vjenë ka publikuar raportin me temë "Shfrytëzimi në punë në Bashkimin Evropian" të kryer në vendet anëtare të BE-së në mbi 217 raste dhe me 616 ekspertë.
Sipas raportit, i cili ka cilësinë si raporti i parë për çështjen e shfrytëzimit në punë brenda BE-së, vihet në dukje se punëtorët që vijnë nga një vend i BE-së në një vend brenda BE-së ose nga vendet e treta në BE janë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit intensiv.
Në vendet anëtare të BE-së punëtorët shfrytëzohen intensivisht dhe se nuk e marrin atë që meritojnë, theksohet ndër të tjera në raport.