Gülbahar Sayım
13 Prill 2021•Përditësim: 13 Prill 2021
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes së djeshme në protestat kundër Misionit të Stabilizimit të Kombeve të Bashkuara (MONUSCO) që shërben në Republikën Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Kivu-s Veriore, Carly Nzanzu Kasivita, tha se 7 persona humbën jetën dhe shumë tjerë u plagosën në përleshjen midis 2 grupeve të të rinjve në demonstratën e organizuar kundër MONUSCO në qytetin Goma në lindje të vendit.
Në mediat lokale u raportua se shumë shtëpi dhe biznese u dogjën gjatë demonstratave kundër misionit të OKB-së dhe forcat e sigurisë u vendosën në rajon për t'i dhënë fund dhunës.
Një anëtar i lëvizjes joqeveritare Luftë për Ndryshim (LUCHA), David Kambale, tha se javën e kaluar grupet e armatosura vranë një numër të madh civilësh në qytetin e Beni-t.
Kambale duke deklaruar se nuk mund të tolerojnë më mosreagimin e beretave blu që punojnë në qytet të cilët janë të lidhur me MONUSCO, ai kërkoi që MONUSCO, i cili mbeti jofunksional ndaj dhunës, të ndërpresë punën e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
MONUSCO, i cili ka punuar në vend për 22 vjet ishte një nga misionet më të mëdha të stabilizimit të OKB-së me rreth 20 mijë punonjës, ndërsa aktualisht po përballet me vështirësi financiare.