Tayfun Salcı
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) – Pas rebelimit që shpërtheu dje në burgun e tretë më të madh britanik në Birmingham është vendosur që 240 të burgosur të transferohen në një burg tjetër në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga 1.450 të burgosur në Birmingham rreth 600 kanë marrë pjesë në rebelimin e madh që filloi dje në orët e mëngjesit dhe zgjati deri në mesnatë.
Gjatë rebelimit të burgosurit shkaktuan edhe disa zjarre të vogla, dogjën dokumentacionin e burgut, morën disa pjesë të burgut, ndërsa është plagosur një prej tyre.
Dëmin që është bërë do ta paguajë ndërmarrja private G4S e cila ka vendosur sistemin e sigurisë në burg. “Ky ka qenë një nga rebelimet më të mëdha në një burg gjatë 26 viteve të fundit”, theksuan mediat britanike.