Enes Kaplan
22 Shtator 2017•Përditësim: 23 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë (MGK), në lidhje me marrjen e vendimit për zhvillimin e referendumit nga Qeveria Rajonale Kurde e Irakut u deklarua se "Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të bëra në rast se ky referendum mbahet, Turqia ruan të drejtat që rrjedhin nga marrëveshjet bilaterale dhe ndërkombëtare", raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar pas takimit të zhvilluar në rezidencën presidenciale, theksohet se në takim janë diskutuar në të gjitha çështjet e sigurisë së brendshme dhe të jashtme dhe është bërë vlerësimi se "nga këshilli janë rishikuar masat e rekomanduara më parë kundrejt të gjitha organizatave terroriste, kryesisht FETO/PDY, PKK/PYD-YPG dhe DEASH, që kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe është vënë në dukje se kjo luftë do të zhvillohet me vendosmëri".
"Edhe një herë është përcaktuar cilësia e paligjshmërisë dhe papranueshmërisë së referendumit të shpallur nga Qeveria Rajonale Kurde e Irakut më 25 shtator 2017", thuhet në deklaratën ku është vënë theksi se:
"Është theksuar me forcë se ky hap është një gabim i rëndë i cili kërcënon drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare të Turqisë, unitetin politik dhe sovranitetin territorial të Irakut dhe përbën një kërcënim për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Qeveria Rajonale Kurde e Irakut teksa ka ende kohë është ftuar të heqë dorë nga vendimi i referendumit. Në këtë rast, është bërë e ditur se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të dhënë kontributin e duhur që çështjet mes Qeverisë qendrore të Irakut dhe Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut të zgjidhen me rrugë të bisedimeve dhe në themel kushtetues".
Gjithashtu në deklaratë thuhet se, "Është theksuar se e gjithë struktura pluraliste e Irakut bashkë me pjesën veriore të cilat përbëhen nga arabët, kurdët, turkmenët, ezidët, kaldeasit, asirët dhe nga grupet e tjera shoqërore, mund të mbrohen vetëm nën bazën e integritetit territorial të vendit. Në rast të këmbënguljes në këtë gabim i cili krahas Turqisë nuk është pranuar as edhe nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, komuniteti ndërkombëtar dhe Qeveria qendrore e Irakut, bëhet e ditur se janë të pa shmangshme shfaqja e pasojave të rënda të cilat bashkë me Irakun e Veriut do të dëmtojnë të gjithë rajonin tonë. Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të bëra në rast se ky referendum mbahet, Turqia ruan të drejtat që rrjedhin nga marrëveshjet bilaterale dhe ndërkombëtare".